Si do të jetë Real Madrid me Kilian Mbape? Kjo është pikëpyetja më e madhe që kanë jo vetëm tifozët e Realit, por edhe ata të ekipeve të tjera. Madrilenët ishin të pathyeshëm në sezonin e shkuar dhe përforcimi me Kilian Mbape, dukej “i tepërt”.
Megjithatë ka edhe nga ata skeptik që mendojnë se Mbape mund të prishi harmoninë te Reali. Por për të pasur një ide të parë pak më të qartë, duhet të presim deri në 14 gusht. Në atë datë, Reali do të luajë kundër Atalantës për Superkupën. “Mbape dhe Bellingham mund ta fillojnë nga minuta e parë në Superkupë”, tha Anceloti pas ndeshjes së djeshme miqësore ndaj Barcelonës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/