Edon Zhegrova është përfolur së tepërmi ditët e fundit për një kalim te Juventusi. Mediat italiane madje bënë me dije se edhe vetë lojtari koshte arritur marrëveshjen personale me bardhezinjtë, ndërsa mbetej vetën të gjendej gjuha e përbashkët mes klubeve. Por presidenti i Lille-s ka mbyllur derën e largimit për Zhegrovën. Letang-u ka pranuar se ka pasur bisedime me homologun e tij te Juventusi pak javë më parë, por është i prerë në vendimin e tij për të mos e shitur anësorin e Kosovës.
“E njoh shumë mirë Damien Comolli-n dhe kemi folur disa herë që kur ai mori Juventusin. Pati shkëmbime bisedimesh pak javë më parë. Dera ishte ndoshta më e hapur atëherë, por sot qendrimi im është i qartë: Edoni do të qendrojë. Nuk kam marrë asnjë ofertë. Mediat italiane kanë tendencën t’i zmadhojnë gjërat. Nuk ka asnjë marrëveshje apo negociata që po kryhen”, ka deklaruar Olivier Letang./Sport Ekspres/