Maignan ka bërë një sakrificë të madhe në ndeshjen e djeshme mes Milanit dhe Fiorentinën. Portieri vendosi ekipin përpara shëndetit të tij. Me 39 temperaturë dhe me dijeninë e trajnerit dhe stafit teknik, Maignan zgjodhi që të luante.
Pavarësisht se Pioli e pyeti nëse donte të qëndronte në stol, gardiani ishte i vendosur për të qenë titullar. Gjatë ndeshjes nuk i munguan ethet dhe djersët e ftohta, por Maignan arriti të bënte pritje shpëtimtare dhe Milani fitoi 1-0 kundër Fiorentinës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/