“Kishte frikë se do prishej atmosfera!” Cristiano Ronaldo nuk shkoi në varrimin e Diogo Jotës, ja teoritë që po e justifikojnë

Cristiano Ronaldo nuk ishte i pranishëm sot në funeralin e Diogo Jotës. Të dy lojtarë të Portugalisë dhe Ronaldo nuk vonoi me mesazhin kur mësoi tragjedinë, por nuk ishte prezent në përshëndetjen e fundit të shokut të tij.

Daily Mail tregon se Ronaldo po pushon në Mallorca dhe po i merr maksimumin verës, ndërsa kjo mungesë ka sjellë kritika të mëdha. Vecanërisht kur dy lojtarët e tjerë të Portugalisë, Neves dhe Cancelo, pjesë e Al Hilal, u nisën me fluturim privat nga Amerika menjëherë pasi mbyllën ndeshjen me Fluminese.

Ndërkohë Ronaldo, me vetëm një orë larg, nuk zgjodhi të fluturonte drejt Portugalisë. Por cila është arsyeja e mungesës? Nuk dihet ende, por mediat portugeze japin dy variante justifikimi. Në të parën thuhet se Ronaldo nuk dëshironte që të shkonte atje pasi nuk donte që të prishej atmosfera në varrim sepse prania e tij do të bënte që shumë njerëz të mblidheshin rreth tij dhe të harrohej qëllimi i vërtetë.

Nga krahu tjetër, Record shprehet se Ronaldo mund të ketë trauma që nga koha kur i ndërroi jetë babai, shumë herët, dhe për këtë arsye zgjedh që të shmang sa më shumë varrimet. /Sport Ekspres/