Kristjan Shpendi ishte një nga emrat e lakuar për një transferim të mundshëm te Fiorentina. Interesimet për sulmuesin shqiptar dhe për Bertin e Klinsmanin, lojtarët më të spikatur të Çezenës, i ka pohuar edhe vetë drejtori sportiv i bardhezinjve. Filipo Fuskoja ka deklaruar në konferencë për shtyp se klubi nuk kishte nevojë të shiste lojtarë, prandaj ka zgjedhur të mos i shqyrtojë ofertat e ardhura për ta.
“Ne i jemi përmbajtur planit të klubit, i cili ishte të ndërtonim një ekip që mund të zhvillojë lojtarët e tij brenda një buxheti të paracaktuar. Transferime? Nuk kemi pasur kurrë nevojë të shesim. Kishte interes për Shpendin, Bertin dhe Klinsmanin. Ne thjesht i grumbulluam ofertat, por kurrë nuk i shqyrtuam ato ose nuk i shtymë më tej”, është shprehur Filipo Fuskoja./Sport Ekspres/