Stiven Shpendi kishte fjalën e parë në Itali para disa kohësh sa i përket sulmuesve shqiptarë. Shumë gola të shënuara te Cesena në Serinë C dhe vendi i parë në listën e golashënuesve e dërguan menjëherë në Serinë A, te Empoli.
Por atje Stiveni, vëllai i Cristian Shpendi, nuk arriti të bind dhe të shënojë. Më pas kalojë te Carrerese në Serinë B, ku sërish nuk po e gjente dot rrjetën. Goli i fundit i Stivenit në ekip datonte në prill të 2023, në kohën kur ishte te Cesena.
Mallkimi është thyer në përballjen e fundit të Carrarese kundër Palermos e mbyllur në shifrat 1-0. Në minutën e 77 Stiveni përfitoi nga gabimi i kundërshtarit dhe dërgoi topin në rrjetë. Menjëherë sulmuesi nisi vrapimin si i çmendur dhe shpërtheu në lot për golin që i kishte munguar aq shumë, prej një viti. /Sport Ekspres/