Bayerni ka mundësinë që këtë fundjavë të sigurojë teorikisht titullin e kampionit të Gjermanisë dhe para takimit me Mainzin, në qendër të vëmendjes ka qenë Vincent Kompany, i cili edhe një herë ka folur për gazetarët.
Njëri nga gazetarët e ka pyetur Kompany-n se si do ta festonte titullin e tij të parë në karrierën e trajnerit nëse Bayern e fitonte nesër, por belgu nuk ishte entuziast për këtë pyetje dhe tha se kjo po ndodh për herë të dytë këtë javë.
“Kjo është e pabesueshme, për herë të dytë këtë javë dikush më ka thënë se ky do të jetë titulli im i parë në karrierën time si trajner”, tha Kompany dhe shtoi:
“Unë tashmë e kam një që e kam fituar në pankinën e Burnley-t. Po, ishte një ngjitje në një gradë më të lartë, por megjithatë ne përfunduam të parët në tabelë që do të thotë se fituam titullin. Por ju padyshim mendoni se parada e fitores në Burnley ishte pa arsye”, tha Kompany. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/