Interi ka zhgënjyer në finalen e Ligës së Kampionëve. Zikaltrit u mposhtën me goleadë 5-0 në Mynih dhe trofeu shkoi në duart e lojtarëve të PSG-së. Inzagi ka thënë pas ndeshjes se kjo finale nuk e fshin ecurinë e skuadrës së tij dhe se ndohet krenar për atë çfarë lojtarët r tij kanë bërë në këtë kompeticion.
“Jam krenar për këta djem për atë çfarë kanë bërë në këtë Ligë Kampionësh. Është një humbje e keqe, e cila nuk e fshin atë që kemi bërë. PSG-ja është më e fortë se ne, ata ishin më mirë. Ne patëm një qasje të gabuar. E përfunduam sezonin me 0 tituj, por gjithsesi ata ishin shumë mirë dhe ua thashë këtë në dhomën e zhveshjes.
Nuk i kemi pësuar kurrë këta gola në Ligën e Kampionëve. PSG-ja është më e mira në Europë në situatat një kundër një, por gjithmonë e marrin topin të parët. Hera e fundit në stolin e Interit? Do ta shohim në ditët e ardhshme me klubin. Tani ka shumë zhgënjim dhe hidhërim. Do të ketë kohë për të folur qetësisht për këtë me klubin tim. Tani ka zhgënjim për të gjithë, por klubi është gjithmonë me ne, gjithnjë shumë i pranishëm”, ka deklaruar Simone Inzagi./Sport Ekspres/