“Kjo nuk më pëlqeu fare”! Mirel Josa: Italia erdhi 2 orë para ndeshjes, lojtarët e Shqipërisë filmonin tifozët me celular dhe u shokuan

Mirel Josa ishte i ftuar në “Neës24” ku diskutoi ndeshjen e humbur të Shqipërisë ndaj Italisë. Josa mendon se tifozeria e shumtë ka dehur ekipin shqiptar që ishte totalisht jashtë pritshmërive në këtë përballje.

“Nuk më pëlqeu fare një gjë. Vjen italia 2 orë para ndeshjes, shikon fushën, stadiumin dhe ikën në dhomat e zhveshjes. Vjen Shqipëria 1 orë e gjysmë para ndeshjes, në orën normale të caktuar nga UEFA dhe kanë ndenjur 10 minuta vetëm duke u marrë me tifozerin, duke filmuar video me celular. Kjo nuk më pëlqeu, lojtarë tanë ishin të shokuar nga tifozët dhe atmosfera, nga organizimi i madh i shqiptarëve, pësuan një farë shoku”, tha Josa. /Sport Ekspres/