“Kjo Shqipëri është si Italia e viteve të arta”! Munishi: Silvinjo e mori Kombëtaren nga koha e keqe dhe sot na jep emocion, a nuk është e bukur kjo?

Menjëherë pas ndeshjes Shqipëri-Kroaci e përfunduar në shifrat 2-2, Ismet Munishi ka dalë në një intervistë për emisionin Koha Shtesë ku foli për gjithçka sa i përket ndeshjes së sotme. (Intervistën e plot e gjeni më poshtë për emisionin Koha Shtesë).

“Të them të drejtën Silvinjo i bërë ndërrimet sot të çuditshme dhe unë nuk u pajtova fare me zëvendësimet e tij. Më pëlqeu vetëm futja e Lacit nga fillimi, por mendoja ndryshe fazën e sulmit. Mund të bënte më mirë edhe me ndërrimet. Por duke respektuar Silvinjo dhe progresin në lojë, duhet ta themi dicka. Ne kjo Shqipëri po na jep emocion. Silvinjo e ka marrë Shqipërinë në një kohë që na jepte vetëm nervozizëm, tani po na jep emocion të madh. A nuk është e bukur kjo? Kjo Shqipëri mua më duket si Italia e kohëve të arta.

Ne nuk ka intereson se çfarë bën Spanja kundër Italisë, ne duhet të mundim Spanjën dhe të kualifikohemi më tutje. Ne kemi forca ta mundim Spanjën. Mos harro që Italia që na mundi ne, është pretendente për të fituar Europianin. Shpresoj që të fitojmë me Spanjën tani dhe të kapultohemi lart dhe të kemi rezultate shumë të mira nga ky Europian. Është më mirë Spanja që të jetë në presion të rezultatit kundër Shqipërisë sesa të luajë lirshëm.

Të gjithë mendojnë se është më mirë që Spanjë të mundi Italinë për ne, se do të na e lërë ne pastaj. Por jo, Spanja duhet të mos jetë e sigurt për kualifikim kundër Shqipërisë që të kenë edhe ata presion, jo vetëm ne. Kjo do të na ndihmojë ne shumë, versioni tjetër është shumë gabim. Vetëm presioni e dëmton Spanjën”, tha Munishi. /Sport Ekspres/