Kjo tregon shumë! Në ndeshjen më të dobët të Atalantës, Berat Gjimshiti shpallet prapë lojtari më i mirë

Berat Gjimshiti ka një vazhdimësi brilante te Atalanta. Mbrojtësi shqiptar po luan në nivele të larta dhe gjithmonë duke marrë vlerësime pozitive, ndërsa duhen shumë ndeshje dhe kohë për të parë një paraqitje të dobët të këtij lojtari.

Në ndeshjen e fundit, Atalanta nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Venecias. Një pikë që mund të shijojë si humbje pasi në rast se do të kishte fituar, ekipi nga Bergamo do të parakalonte Interin dhe Napolin. Ndërkohë edhe në një ndeshje katastrofale si ajo ndaj Venecias, Berat Gjimshiti është shpallur sërish lojtari më i mirë te Atalanta. Mbrojtësi shqiptar ka marrë notën 6.5 nga “Bergamo Corriere” së bashku me Kolasinac, ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë kishin nota më të dobëta. “Maric nuk mjafton për t’i hapur probleme, Gjimshiti e mbyll fizikish dhe i heq rrezikun. Në mbrojtje është siguri, por më pas nuk i takon atij të nis aksionet”, shkruan media italiane. /Sport Ekspres/