Klaus Gjasula ka marrë vendimin e tij për të ardhmen. Mesfushori shqiptar ka vendosur t’i qendrojë besnik Darmshtadtit, pavarësisht se ky i fundit ra nga Bundesliga në sezonin e shkuar.
Lojtari 34-vjeçar ka zgjatur kontratën e tij me klubin gjerman dhe do të jetë pjesë e tyre edhe për të paktën një tjetër sezon. Lajmin e ka përcjellë vetë klubi i Darmshtadtit përmes kanaleve të veta zyrtare në rrjetet sociale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/