Klodian Duro e ngacmon me pyetjen në studio, reagimi epik i Kushtës: Nuk jam Liridon Leci unë, jam Sokol Kushta

Në emisionin që transmetohet në A2 CNN, Mega Sport, ishte i ftuar edhe legjenda e futbollit shqiptar, Sokol Kushta. Një temë me rëndësi në këtë emision ishte edhe fakti që shqiptarët e Shqipërisë, vecanërisht trajnerët, po hasin shumë probleme në ambientin e futbollit të Kosovës.

Një rast konkret ishte ai i Klodian Duros, i cili mori shumë viralitet pas debatit të bërë kryesisht me Liridon Lecin në Dueli Sportiv. Në një moment, moderatori Altin Sulçe, i thotë Sokol Kushtës se një mesazh kishte mbërritur për të.

“Më ka ardhur një mesazh, lojtar i madh i Kombëtares, Klodian Duro. Më thotë: “Pyete pak Sokol Kushtën, meqë ka shënuar pafund gola, kush i ka shënuar golat më të bukur, unë apo Kushta në Qipro?”, tha Sulce.

Ndërkohë përgjigja perlë e Kushtës ishte kjo: “Unë nuk jam Leci i thuaj Duros, jam Sokol Kushta”, tha mes të qeshurës legjenda e futbollit shqiptar. Më pas Kushta kishte edhe një koment për mënyrën sesi u trajtua Duro në Kosovë. “Egoizmi ndonjëherë të errëson sytë, kur i vogli i thotë të madhit kush je ti, ka mbaruar. Ti thuash Klodian Duros që kush je ti, duhet të jesh i çmendur. Duro është njeri i mirë dhe me humor, ka batutën dhe duhet t’ia kapësh, shumë nuk e kuptojnë”, tha Kushta. /Sport Ekspres/