Klubet e mëdha të Italisë vihen në radhë për Granit Xhakën, Interi kërkon t’i besojë mesfushën

Granit Xhaka është kthyer në kryefjalën e merkatos në Serinë A. Tre klubet më të mëdha të Italisë janë vënë pas tij. Pas Milanit dhe Juventusit, tashmë është Interi që kërkon të sigurojë shërbimet e 33-vjeçarit. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi zikaktër po mendon për pasardhësin e Çalhanoglusë në rast largimi të këtij të fundit.

Vendi i tij në mesin e fushës kërkon një lojtar ne përvojë dhe Granit Xhaka duket profili i duhur për këtë rol. Kapiteni i Zvicrës ka një vlerë të kartonit që varion në shifrat 12-15 milionë euro, çka e bën atë edhe më tepër një emër të lakmuar në merkato./Sport Ekspres/