Klubi dëshiron rinovimin, por oferta të rëndësishme janë në tryezë! Asllani mund të lëvizë në verë

Fisnik Asllani ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer në Bundesliga 2. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 18 gola, duke u renditur i 3-ti në listën e golashënuesëve më të mirë, si dhe ka dhënë 7 asiste. Një kontribut i çmuar i lojtarit të Kosovës për arritjen e vendit të 3-të në tabelë për Elfesbergun.

Hofenhajmi, i cili zotëron kartonin e Asllanit, dëshiron të zgjasë kontratën e bashkëpunimit përtej vitit 2026, por një skenar i tillë duket i vështirë. Gazetari i “Sky Sport”, Florian Pletenbergu, bën me dije se oferta të rëndësishme janë në tryezë për Fisnik Asllanin, që mund të ndërrojë skuadër këtë verë. Statistikat e tij mjaft pozitive në Bundesligën 2 kanë bërë që mjaft ekipe të kthejnë sytë nga 22-vjeçari shqiptar./Sport Ekspres/