Diogo Jota ka ndërruar jetë, por për familjarët dhe klubin e Liverpul, “asgjë nuk ka ndryshuar”. Diogo Jota është ende aty, sikur ai aksident automobilistik të mos kishte ndodhur në mbrëmjen e tragjedisë.
Klubi i madh duket nga detajet dhe Liverpul e tregoi saktësisht se është një hap mbi të tjerët. Pas ndarjes nga jeta të Diogo Jotës, gjithëkush do të kishte shpëtuar barrën financiare të futbollistit, gjëja më e lehtë për t’u bërë.
Por Liverpul zgjodhi një rrugë tjetër, kontrata me Diogo Jotën do të vazhdojë, sikur ai të ishte ende gjallë. Të gjithë pagesat për 2 vitet e mbetura të kontratës do të shkojnë për familjarët e Diogo Jotës. /Sport Ekspres/