FK Deçiçi i Tuzit ka pasur një rritje të madhe në futbollin e Malit të Zi në vitet e fundit. Por këtë herë arriti një sukses historik, duke fituar për të parën herë titullin kampion në Malin e Zi. Pas këtij suksesi ekipi shqiptar ka vendosur të ndryshojë edhe logon e klubit. Nga ngjyrat bardheblu që ishin më parë, është vendosur të kalohet në ato kombëtare, kuqezi. Një veprim që padyshim ka sjellë pakënaqësi në palën malazeze, por te Decic ishin të bindur pasi këto janë ngjyrat e vërteta dhe përfaqësojnë shqiptarët në Malin e Zi.
“Të nderuar tifozët të futbollit dhe tifozët të FK Deçiqit. Me kënaqësi të madhe adresoj vendimin e drejtuesve të klubit për ndryshimin e stemës dhe ngjyrave të FK Deçiqit, një klub me traditë 98-vjeçare. Ky vendim nuk është vetëm një ndryshim i identitetit vizual, por edhe një lëvizje që shkon thellë në thelbin e klubit tonë dhe atë që ai përfaqëson për të gjithë ne.
FK Deçic nuk është vetëm një klub futbolli, por një simbol i komunitetit, historisë dhe krenarisë së shumë brezave që me krenari kanë veshur ngjyrat tona dhe kanë qëndruar nën stemën tonë. Kreshta dhe ngjyrat e klubit janë më shumë se simbole, ato janë zemra dhe shpirti i komunitetit tonë. Çdo ngjyrë dhe çdo detaj në stemën tregon një histori guximi, këmbënguljeje dhe dashurie për futbollin që përcillet brez pas brezi. Drejtuesit e klubit, por edhe vetëqeverisja aktuale lokale, duhet të kuptojnë se mandati i tyre është i përkohshëm, ndërsa trashëgimia e FK Deçicit është e përhershme”, shkruhej në reagimin e klubit.
Por më pas, ka ndodhur edhe një histori shumë interesante. Decic kishte programuar një miqësore disa kohë më parë me një ekip serb, Radnicki, si një përgatitore para sezonit të ri. Kjo miqësore që duhej të zhvillohej së fundmi, u anulua dhe u tha se arsyeja ishin reshjet e dëndura të shiut. Megjithatë sipas “Kurir”, e vërteta ishte ndryshe.
“Sipas njohurive tona, ndeshja u anulua me dëshirën e Radnickit. Drejtuesit e klubit e kuptuan se për çfarë bëhej fjalë kur panë stemën e re që të kujton Shqipërinë. Ne kemi kontaktuar drejtuesit e Radnickit, por ata nuk na kthejnë përgjigje. Propozimin për stemën e re të klubit të Decic, e ka bërë nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, i cili ka publikuar një foto ku mban flamurin e Shqipërisë në ndeshjen kundër Kroacisë”, shkruhet nga Kurir. Sipas medias serbe në fjalë, lojtarë serb nuk dolën në fushë kundër Decic pas thirrjeve kundër serbëve nga tifozët e Shqipërisë dhe incidentit të ndodhur me Mirlind Dakun. /Sport Ekspres/