Janari pritet t’i japë zgjidhje të ardhmes së Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar ende nuk po shfaq më të mirën e tij pas atij dëmtimi që e la jashtë fushe për thuajse një sezon. Paraqitjet e tij të fundit kanë bërë që të vihet në pikëpyetje e ardhmja e tij në “Stamford Bridge”.
Interesi për të nuk mungon. Nizaar Kinseella bën me dije se Fulham-i është gati të hidhet në aksion për 22-vjeçarin nëse emri i tij do të jetë i disponueshëm në merkato. Por sipas tij, Chelsea ende beson se Broja mund të arrijë formën e tij më të mirë. Gjithashtu, edhe vetë lojtari i Kombëtares shqiptare do të lu.ftojë për të zënë vendin e tij te blutë e Londrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/