Klubi nga Bundesliga synon ta tranferojë brenda afatit të merkatos, 4 skuadra në garë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani shihet si një nga të rinjtë më premtues në Gjermani. Futbollisti shqiptar është huazuar nga Hofenhajmi në Elfesberg në Bundesligën 2, ku deri më tani ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 5 asiste në 18 paraqitje.

Performancat dhe statistikat e tij në kampionat kanë bërë që në këtë merkato dimërore të ketë interes për të. Gazetari gjerman, Florian Pletenberg, raporton se Unioni i Berlinit synon që të sigurojë shërbimet e 22-vjeçarit përpara datës 3 shkurt. Unioni i Berlinit këtë sezon garon në Bundesligë, ku renditet në vendin e 13. Ndëkohë klubi në fjalë nuk është i vetmi i interesuar për Asllanin. Pletenbergu bën me dije se janë gjithashtu edhe 4 klube të tjera që po kërkojnë seriozisht transferimin e lojtarit shqiptar./Sport Ekspres/