Keidi Bare është lojtar i lirë. Pas ngjitjes së Espanjolit në La Liga, palët zgjodhën të mos vazhdonin më tej bashkëpunimin. Interesimi për të nuk mungon dhe me shumë mundësi karriera e tij do të vijojë të jetë në Spanjë.
Media e njohur “AS” ka raportuar se mesfushori shqiptar është objektiv i Real Zaragozës. Klubi spanoll ka nisur nga puna për të siguruar firmën e Keidi Bares dhe marrëveshja pritet të arrihet së shpejti. Real Zaragoza sezonin e ardhshëm do të luajë në La Liga.