Af Kosi U-13 ka fituar një turne të krijuar në Tiranë, ku ka treguar dhëmbët dhe treguar forcën e saj. Një turne që kanë marrë pjesë pesë ekipe nga Tirana dhe në fund, fitoi Af Klosi.
Ndryshe nga e kaluara kur të rinjtë apo më saktë fëmijët nuk është se kishin shumë mundësi konkurrimi dhe vende ku të masnin forcën e tyre për t’u formuar në moshën e vogël, tani është një tjetër histori.
Më shumë turne, më shumë konkurrencë dhe pas disa vitesh, këta fëmijë do t’i marrin fotografitë e shkrepura nga e kaluara për t’u ulur dhe medituar pak me veten se nga ia kanë nisur dhe se ku kanë mbërritur.
Sa i përket Af Klosit U-13 është krijuar nga Elton Dedolli, me shumë dëshirë dhe pasion, ndërsa dy trajnerët janë Ergys Kola dhe Izmir Gjini, të cilët po përgatisin fëmijët e vegjël ku disa prej tyre pse jo, mund të jenë yjet e së ardhmes. /Sport Ekspres/