Ndeshjet e Kombëtareve kanë përfunduar dhe tashmë skena i lihet përsëri kampionateve. Në fundjavë do të luhet java e 9 e “Abissnet Superiore”-s, e cila do të ndahet në dy ditë. Java e 9 do të nisë me dy ndeshje paralele që do të zhvillohen ditën e shtunë në orën 14:00. Egnatia pret Teutën, ndërsa në krahun tjetër Vllaznia do të udhëtojë në transfertë kundër Laçit. Ndërkohë, duke nisur nga ora 17:00, prozhektorët do të kthehen nga derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos.
Dy ndeshjet e mbetura do të luhen ditën e dielë, më 20 tetor. Fillimisht do të zhvillohet takimi mes Bylisit dhe Skënderbeut, duke nisur nga ora 14:00, ndërsa duke nisur nga ora 17:00 Elbasani dhe Partizani do të mbyllin ciklin e ndeshjeve të javës së të “Abissnet Superiore”-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/