Taulant Seferi pritet të ndërrojë skuadër në këtë merkato verore. Pas përfundimit me sukses të përvojës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, e ardhmja e tij mund të jetë në Itali. Paraqitjet e shkëlqyera me fanellën e Kombëtares mund ta katapultojnë në një nga kampionatet më të fortë të Europës.
“Tuttomercatoweb”-i ka bërë me dije se tre klube të Serisë A janë të interesuara për shërbimet e anësorit të kuqezinjve. Bëhet fjalë për Kaljarin, Leçen dhe Empolin. Nëse Seferi ruan në Euro 2024 të njëjtën formë që shfaqi në kualifikuese, atëherë transferimi pritet të jetë vetëm çështje kohe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/