Konte transformon Lukakun si me magji, belgu shënon gol dhe jep dy asiste për Napolin

Pas disa sezoneve me ulje-ngritje, Romelu Lukaku ka gjetur sërish formën e tij ideale. Antonio Konte e ka shndërruar belgun si me magji. Futbollisti 31-vjeçar ka shënuar sot golin e tij të dytë në po aq ndeshje të luajtura në Serinë A.

Lukaku ka tundur rrjetën në minutën e 71-të përballë Kaljarit, ndërsa më herët kishte dhënë edhe dy asiste për shokët e tij të skuadrës. Një mbrëmje për notën 10 për ish-lojtarin e Interit, që ka rilindur nën drejtimin e Antonio Kontes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/