Egnatia luajti sot për të parën herë në historinë e saj në kualifikueset e Ligës së Kampionëve. Përballë tyre në stadium ishin boshnjakët e Borac Banja Lukës, të cilët fituan me rezultatin 1-0. Atmosfera ishte mjaft e ashpër për kampionët e Shqipërisë.
Ndeshja u ndërpre që nga minuta e 67. Shkak për këtë u bënë koret rraciste të ultrasve. Tifozët e Borac Banja Lukës kanë lëshuar thirrje si “Vr.itini shqiptarët”, apo edhe “Kosova është Serbi”. Por stafi i Egnatias tregoi karakter dhe tërhoqi lojtarët nga loja. Klubi rrogozhinas nuk pranoi të luante deri në momentin që të ndalnin koret fyese për kombin tonë. Ndeshja u ndërpre për afërsisht 10 minuta, për të vijuar më pas normalisht./Halit Delibashi-Sport Ekspres/