Nuk ka fitues në “Fadil Vokrri”. Kosova është ndalur në shtëpinë e saj nga Sllovenia. Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 ka përfunduar në baraspeshë 0-0. Skuadrat i kanë mbajtur rrjetat e paprekura, duke marrë kështu nga një pikë nga ky takim.
Ndërkohë ndeshja tjetër e grupit B mes Suedisë dhe Zvicrës ka përfunduar me fitoren 0-2 të helvetëve. Granit Xhaka tundi rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 65, ndërsa në të 90-n Manzambi vulosi fitoren për zviceranët. Tashmë helvetët udhëheqin grupin me 9 pikë të plota, ndërsa Kosova i ndjek në vendin e dytë me 4 pikë të grumbulluara deri më tani./Sport Ekspres/