Kosova ka përmbyllur me sukses testin e parë miqësor. Dardanët kanë mposhtur me përmbysje Armeninë në “Fadil Vokrri”. Skuadra e dtejtuar nga Foda ka marrë një fitore 5-2, pavarësisht se në fushë luante pa yjet e saj si Muriqi, Zhegrova, Rashica e Rrahmani.
Armenët kaluan të parët në epërsi falë autogolit të shënuar nga Saipi në minutën e 8 të takimit. Dellova ktheu sërish baraspeshën në minutën e 23-të, por vetëm 5 minuta më vonë Sperstiani tundi rrjetën e dardanëve.
Kosova u kundërpërgjigj në pjesën e dytë të lojës. Vojvoda nga pika e bardhë e penalltisë (61′), Emërllahu (71′) dhe Albion Rrahmani (90′, 90’+3′) vulosën fitoren 5-2 të Kosovës përballë Armenisë. Një rezultat pozitiv për ekipin e Fodës, që ende nuk ka nisur fushatën kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026./Sport Ekspres/