Distria Krasniqi ka bërë sot krenarë të gjithë shqiptarët me arritjen e saj. Sportistja shqiptare është shpallur kampione e Europës në xhudo në kategorinë e peshës 52 kilogramë. Krasniqi mposhti italianen Odete Xhufrida në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Zagreb.
Një arritje e jashtëzakonshme e Krasniqit e cila ka ngritur lart flamurin e Kosovës në arenën europiane. Kjo është hera e dytë që sportistja shqiptare var në qafë medaljen e artë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/