“Krenari t’i bashkohem një klub të tillë”, Tare thotë fjalët e para si drejtor sportiv i Milanit: Duam të jemi protagonistë në Itali dhe në Europë

Tashmë është zyrtare. Igli Tare është drejtori i ri sportiv i Milanit. Ish-sulmuesi shqiptar ka thënë fjalët e tij të para si zyrtar i një prej klubeve më të trofeshme të futbollit italian dhe atij europian. Tare e quan një krenari emërimin si drejtor sportive të Milanit dhe thekson se klubi ka për objektiv rikthimin në skenën e protagonizmit në Itali dhe në Europë.

“T’i bashkohem një klubi të tillë është një burim i madh krenarie dhe përgjegjësie. E falenderoj klubin që ma besoi mua këtë rol. Klubi e di përkushtimin tim të madh dhe dëshirën time për të bërë mirë, duke vendosur të gjithë përvojën time në shërbim të një klubi të madh që ka objektv absolut rikthimin në të qenurit protagonist në Itali dhe në Europë”, ka qenë deklarata e parë e Igli Tares./Sport Ekspres/