Kreu i PSG-së i dërgon paralajmërim të fortë Interit: Nuk e dinim a do kualifikoheshim nga grupet, nuk e mbyllim vetëm me finalen 

PSG ka bërë një çmenduri të vërtetë. Kjo skuadër duket si rasti i Portugalisë që triumfoi pasi doli në vendin e tretë në fazën e grupeve me vetëm tre pikë, tre barazime. Kështu edhe PSG e siguroi kalimin nga grupet në javën e fundit, teksa ishte shumë pranë zhgënjimit të madh, për të mos dalë as nga faza e grupeve. 

Në këtë moment nisi rritja e frikshme e PSG që hoqi gjithë ekipet e Premier League nga Champions dhe tani e gjen veten në finale. Për numrin një të PSG, Nasser Al Khelaifi, nuk do të mbyllet këtu. “Ne duhet të jemi shumë krenar për atë që kemi arritur, për tifozët, për cdokënd në këtë ekip. Duhet të kujtojmë pak edhe fazën e grupeve, nuk ishim të sigurt për atë kualifikim, por gjithmonë kemi besuar te ky ekip, te ky trajner. Por nuk e kemi mbyllur me kaq, kemi edhe një finale para”, tha Nasser Al Khelaifi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/