Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli nisin të shohin nga Europa, Torino kthehet atje ku duhet, fitojnë derbin shqiptar me Muriq

Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli kanë luajtur sot nga minuta e parë në ndeshjen Sasuolo-Torino. Një ndeshje e përfunduar në shifrat 0-1 falë golit të shënuar nga Vlasic nga penalltia. Me këtë fitore, Torino kthehet atje ku duhet, duke lënë momentin e keq në fillim të sezonit.

Dy fitore radhazi dhe Torino gjendet në mesin e tabelës duke qenë më afër Europës sesa fundit të kampionatit, të zonës së ftohtë. Kristjan Asllani luajti për 87 minuta, ndërsa Ismajli ishte për 90 minuta në fushë. Një tjetër paraqitje mbreslënëse ishte ajo e Muriq te Sasuolo që sërish ka shpëtuar dy raste të pastra goli dhe ka qenë fantastik, përtej humbjes së marrë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/