Aventura e Kristjan Asllanit nuk ka shkuar aspak siç pritej. Mesfushori shqiptar zgjodhi më në fund që t’i largohej Interit për të shkuar tek Torino.
Asllani u shpreh se u bind nga projekti i Torinos për të refuzuar shumë klube të tjera dhe të zgjidhte që të vazhdonte karrierën me këtë skuadër.
E teksa pritej që Torino të blinte kartonin e tij, pas vetëm gjashtë muajsh, kjo skuadër ka ndryshuar drejtorin sportiv dhe ai kërkon të kthejë Asllanin te Interi. Sipas mediave italiane, zikaltërit do të punojnë që t’i gjejnë një tjetër transferim shqiptarit në formë huazimi gjatë janarit. /Sport Ekspres/