“Kristjan Asllanin e shkatërruam për shumë më pak”! Tifozët e Interit pendohen, forma e dobët e Calhanoglu shpëton shqiptarin

Shumë kritka ka pasur për Kristjan Asllanin nga tifozët e Interit. Mesfushori shqiptar ka pasur disa luhatje në performancat e tij dhe zikaltërit nuk kanë pasur aspak mëshirë për lojtarin e Kombëtares tonë.

Megjithatë forma e dobët e Calhanoglu, po e ndihmon jo pak Asllanin për t’i bërë tifozët që të kuptojnë se e kanë ekzagjeruar me mënyrën sesi po e kritikojnë. Tani janë të shumtë tifozët e Interit që në faqen e klubit dhe në Tëitter shprehen se e kanë kryqëzuar Asllanin për shumë më pak gabime sesa po bën Calhanoglu aktualisht. Mesfushori turk ka përgjegjësinë kryesore në golat që Interi ka pësuar nga Juventusi dhe Milani në kampionat. /Sport Ekspres/