Kristjan Shpendi është një nga lojtarët më të mirë të momentit në Serinë A. Sulmuesi shqiptar po shijon suksesin e tij në Itali, ku po shkëlqen me golat e shënuar javë pas jave. Talenti i Kombëtares shqiptare U21 ka shtuar edhe sot emrin e tij në listën e golashënuesëve.
Çezena është duke fituar me rezultatin 0-1 kundër Karrarezes dhe goli i vetëm i takimit është shënuar pikërisht nga Shpendi. 20-vjeçari ishte në kufijtë e pozicionit jashtë loje kur në minutën e 19 e shtyu topin përtej vijës fatale. Ky është goli numër 18 për Shpendin në grupin B të Serisë C. Me këto statistika, transferimi në një kampionat më të rëndësishëm në verë duket i sigurt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/