Kroos flet për fundin e parakohshëm të karrierës së Lamine Yamal: Do ta shohim pas 5 vitesh…

Yamal është padyshim një yll i madh në futbollin botëror, edhe pse sapo ka mbushur moshën 18 vjecare. Ai tashmë po luan në një nivel të lartë dhe ka fituar një vend në formacionin titullar të Barcelonës.

Megjithatë, jeta e tij jashtë fushës është tashmë e trazuar. Disa javë më parë, ai e gjeti veten në qendër të vëmendjes për pushimet me një influencere shumë më të madhe në moshë.
Këto ditë ai festoi ditëlindjen e tij të 18-të, dhe pas festës së paharrueshme pati një sërë informacionesh.

Nga punësimi i xhuxhëve te biondet me përmasa trupore anormale. Thuhet se vajzat që ishin në festë u paguan rreth 20 mijë euro secila. Telefonat celularë u ndaluan dhe të gjithë u betuan të heshtin. Ndërkohë, përmendet edhe një hetim policor për festën.

Për shkak të të gjitha këtyre, Yamal është përballur me kritika serioze. Ka shumë që besojnë se karriera e tij mund të shkojë në drejtimin e gabuar për shkak të shthurjes së tepërt.

“Gjithmonë them se një karrierë është një maratonë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në pesë, dhjetë sezonet e ardhshme, si do të reagojë ai ndaj gjithçkaje që vjen në futboll nga jashtë.
Suksesi nuk varet vetëm nga fusha, por edhe jashtë saj. Duhet të dish si të menaxhosh shumë aspekte të jetës”, tha Kroos. /Sport Ekspres/