“Skuqet” kryeqyteti. Partizani ka triumfuar me shifrat 2-0 në derbin kundër Tiranës. Bardheblutë fituan përballjen e parë në këtë sezon, por në ballafaqimin e dytë mes tyre Partizani përmbushi me sukses hakmarrjen. “Demat e kuq” shënuan nja një gol në secilën pjesë të takimit. Human-i zhbllokoi shifrat që në minutën e 7 të sfidës, ndërsa Skuka hyri nga stoli dhe vulosi shifrat përfundimtare në minutën e 66.
Partizani vazhdon ecurinë pozitive nën drejtimin e trajnerit Kërnaja, tejsa tashmë gjenden vetëm 3 pikë larg 4-shes më të mirë të kampionatit. Ndërkohë gjërat nuk po shkojnë aspak mirë në kampin bardheblu. Kjo humbje ka thelluar edhe më shumë krizën e Tiranës, e cila mban vendin e fundit në renditje me vetëm 7 pikë të grumbulluara në 15 ndeshje./Sport Ekspres/