Një skenë e pazakontë është parë pas përfundimit të ndeshjes së javës së gjashtë të Champions League mes Leipzig dhe Aston Villa. Ndihmës arbitri Alessandro Gialatini shpërtheu në lot kur kolegu i tij Maurizio Mariani sinjalizoi përfundimin e ndeshjes.
Gialatini u shkatërrua plotësisht në fushë, pa mundur t’i mbajë lotët dhe në një moment trajneri i Leipzig, Marco Rosa, iu afrua për ta ngushëlluar dhe qetësuar. Arsyeja? Ko ishte ndeshja e tij e fundit si ndihmës gjyqtar dhe për këtë arsye kishte shpërthimin emocional. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/