Marvin Cuni është kthyer te Frosinone pas një kohe të gjatë mungese. Sulmuesi shqiptar ka munguar prej 8 takimesh, për shkakun e një dëmtim që e ka mbajtur larg fushës së blertë. Megjithatë Cuni është kthyer dhe gjendej në stol në takimin e djeshëm të Frosinones kundër Lecce.
Ai ka qëndruar në stol për 90 minuta pasi trajneri nuk ka dashur që ta rrezikojë. Megjithatë pritet që Marvini të marrë minutat e para në derbin e shqiptarëve kundër Sasuolos, atje ku gjendet Marash Kumbulla dhe Nedim Bajrami. /Sport Ekspres/