Kualifikueset e Botërorit për vajza / Çfarë duhet të dini për shortin e 4 nëntorit & rivalet e mundshme të Shqipërisë

Shqipëria e vajzave do të njohë të martën e 4 nëntorit, kundërshtaret për kualifikueset e Botërorit 2027”. Në shortin që do të hidhet nesër në ora 13:00 në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, 53 skuadrat që do të marrin pjesë në këto kualifikuese do të jenë të ndara në tre Liga A (16 skuadra), B (16 skuadra) dhe C (21 skuadra).

Kombëtarja e vajzave ndodhet në Ligën B në vazon e tretë dhe në të njëjtën vazo me kuqezezat është edhe Turqia, Sllovakia dhe Izraeli. Kundërshtaret e tjera të Ligës B, që priten të jenë edhe rivalet e mundshme të Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit “Brazil 2027” janë të ndarë në tre vazo të tjera. Në vazon e parë janë katër skuadra: Belgjika, Portugalia, Uellsi dhe Zvicra. Në vazon e dytë ndodhen tre skuadra: Skocia, Çekia, Finlanda dhe Irlanda e Veriut dhe në vazon e katërt janë 4 ekipe: Luksemburgu, Malta, Mali i Zi dhe Letonia.

Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje. Gjithçka do të nisë në muajin shkurt të këtij viti, ku Shqipëria e vajzave do të zhvillojë dy sfidat e para, më pas në muajin prill do të luhen dy ndeshjet e tjera. Ndërsa në muajin qershor do të zhvillohen dy sfidat e fundit të grupit.

Kalendari i ndeshjeve:

Ndeshja 1 & 2: 26 shkurt – 7 mars 2026

Ndeshja 3 & 4: 9-18 prill 2026

Ndeshja 5 & 6: 3-9 qershor 2026

Pas përfundimit të sfidave kualifikuese, do të nisë faza play-off që do të përcaktojë ekipet që do të kualifikohen për në Botërorin “Brazil 2027”. Katër vendet e para të katër grupeve në Ligën A do të kualifikohen automatikisht për në finalet e Botërorit. 8 ekipet e tjera do të kualifikohen përmes një faze play-off që do të luhen në nëntor/dhjetor 2027.

Ekipet që renditen në vendin e dytë dhe të tretë në Ligën A do të luajnë me ekipet e renditura në vendet e para dhe dy më të mirat e grupeve në Ligën C. 8 ekipet fituese do të kalojnë në raundin e dytë.

4 ekipet e renditura në vendet e fundit në grupet e Ligës A dhe katër fitueset e grupeve në Ligën B do të përballen me 8 ekipet e renditura në vendet e dyta dhe të treta të grupeve të Ligës B. 8 fitueset nga këto përballje do të kalojnë në raundin e dytë.

Më pas, skuadrat e kualifikuara në raundin e dytë do të përballen më njëra-tjetrën, po me sistem vajtje-ardhje nga ku do të përcaktohen edhe shtatë ekipet e tjera që do të shkojnë në finalet e Europianit. Ndërsa ekipi i tetë me koeficientin më të ulët sipas renditjes së UEFA-s do të marrë pjesë në fazën play-off, ku do të përballet me ekipet e gjashtë konfederatave të tjera.

 Shorti i fazës Play-off: 24 qershor 2026

Raundi i parë: 7-13 tetor 2026

Raundi i dytë: 26 nëntor-5 dhjetor 2026

Play-off i mes ekipeve të 6 konferederatave – Shkurt 2027