Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë nesër ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese në Grupin B6, përballë Danimarkës, e vlefshme për Kampionatin Europian “Futsal Euro 2026”.
Skuadra kuqezi është grumbulluar që prej së mërkurës në Prizren dhe ka vijuar përgatitjet për këtë sfidë të fundit, të cilat janë mbyllur sot.
Të gjithë lojtarët janë në gjendje optimale dhe në dispozicion të stafit teknik për sfidën ndaj danezëve.
Ndeshja Shqipëri – Danimarkë do të zhvillohet nesër, më 12 prill, në sallën e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec, Kosovë, në ora 19:00.