Marash Kumbulla do të largohet nga Roma. Klubi verdhekuq ka vendosur të huazojë mbrojtësin shqiptar në mënyrë që të zhbllokojë merkaton. “La Gazzetta dello Sport” bën me dije se Xhenoa dhe Torino kanë kërkuar informacion për Kumbullën.
Gjithashtu, për futbollistin e Kombëtares shqiptare ka interes edhe nga disa klube në Angli. Megjithatë, gjithçka është në fazën e interesimit, teksa ende nuk ka mbërritur asnjë ofertë zyrtare në tryezën e Romës. Zhvillime të reja priten në ditët në vijim, kur do të vendoset përfundimisht e ardhmja e Marash Kumbullës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/