Kanë përfunduar ndeshjet e fazës 1/16 të Kupës së Shqipërisë 2025-2026 dhe janë përcaktuar çiftet e fazës 1/8. Nga ky raund u kualifikuan më tej Skënderbeu, Vora, Besa, Pogradeci, Laçi, Flamurtari, Burreli dhe Apolonia.
Në fazën 1/8 do të garojnë edhe ekipet e renditura nga vendi i parë deri në vendin e tetë në “Abissnet Superiore” për sezonin 2024-2025.
Faza 1/8 ka përcaktuar këto takime: Tirana – Skënderbeu, Teuta – Vora, Dinamo City – Besa, Vllaznia – Pogradeci, Bylis – Laçi, AF Elbasani – Flamurtari, Partizani – Burreli dhe Egnatia – Apolonia.
Kupa e Shqipërisë, rezultatet e fazës 1/16
Skënderbeu-Iliria 4-2
Vora-Sopoti 2-1
Besa-Kukësi 3-1
Pogradeci-Korabi 4-3
Laçi-Luftëtari 2-0
Flamurtari-Tomori 9-0
Burreli-Kastrioti 5-2
Apolonia-Lushnja 3-2
Kupa e Shqipërisë – 1/8
Tirana – Skënderbeu
Teuta – Vora
Dinamo City – Besa
Vllaznia – Pogradeci
Bylis – Laçi
AF Elbasani – Flamurtari
Partizani – Burreli
Egnatia – Apolonia