Kupa e Shqipërisë/ Faza 1/8 luhet të shtunën, skuadrat synojnë kualifikimin në çerekfinale

Viti i ri 2026 për futbollin shqiptar nis me ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë, të cilat do të zhvillohen të gjitha ditën e shtunë, më 10 janar. Në këtë raund marrin pjesë edhe skuadrat e kampionatit “Abissnet Superiore”, që do të luftojnë për të siguruar një vend në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Faza 1/8 rezervon përballje interesante, duke nisur me takimin mes Tiranës dhe Skënderbeut. Partizani do të luajë kundër Burrelit, ndërsa Bylisi përballet me Laçin. Dinamo City do të sfidojë Besën e Kavajës. Këto katër ndeshje do të zhvillohen në orën 13:00.

Katër takimet e tjera të këtij raundi janë programuar në orën 16:00. Teuta pret në shtëpi Vorën, ndërsa Vllaznia do të luajë në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Pogradecit. Egnatia përballet me Apoloninë në “Arena Egnatia”, ndërkohë që një duel mjaft interesant pritet të zhvillohet në “Elbasan Arena”, mes Elbasanit dhe Flamurtarit.

Kupa e Shqipërisë, raundi 1/8

Tirana – Skënderbeu 10.01.2026 13:00

Partizani – Burreli 10.01.2026 13:00

Bylis – Laçi 10.01.2026 13:00

Dinamo City – Besa 10.01.2026  13:00

Teuta – Vora 10.01.2026 16:00

Vllaznia – Pogradeci 10.01.2026 16:00

Egnatia – Apolonia 10.01.2026 16:00

Elbasani – Flamurtari 10.01.2026 16:00