Kuqezinjtë kanë impresionuar edhe trajnerin e Hollandës, Koeman-i: E kam shijuar Shqipërinë

Trajneri i Hollandës ka folur me nota pozitive në lidhje me Kombëtaren shqiptare. Koeman-i ka vlerësuar futbollin sulmues që kanë zhvilluar kuqezinjtë, të cilët i fut në kategorinë e të preferuarve. Sipas kreut të pankinës së Hollandës, në skuadrat që kanë luajtur një futboll argëtues përfshihen Zvicra, Turqia, Spanja, Shqipëria dhe Portugalia.

“Spanja luan një futboll të bukur. E kam shijuar Zvicrën gjithashtu, Turqinë dhe Shqipërinë. Shumë skuadra po luajnë një futboll sulmues me një energji pozitive. Portugalia gjithashtu, edhe ne bashkë me ta”, ka deklaruar Ronald Koeman-i./Halit Delibashi-Sport Ekspres/