Lucas Beraldo ka përmbushur sot një nga ëndrrat e tij. Mbrojtësi brazilian ka debutuar mbrëmjen e sotme në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, në Champions League. Beraldo ka zënë vendin e Luas Hernandezit në krahun e mbrojtjes, duke pasur mundësinë të luajë për të parën herë në karrierë në arenën e kampionëve.
Braziliani ishte mjaft entuziast për këtë moment të veçantë në karrierën e tij. Lumturia dhe emocionet i dalloheshin pastër në fytyrë. 20-vjeçari ka mbyllur sytë dhe ka shijuar i buzëqeshur për të parën herë himnin e Champions League-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/