Dëmtim pas dëmtimi, Neymar nuk gjen dot qetësi! Ylli brazilian u largua shpejt nga Europa dhe nuk arriti të shpalos gjithë talentin e tij pasi dëmtimet e shpeshta i penguan shumë karrierën.
Aktualisht te Santos, e njëjta histori dëmtimesh po vazhdonte për Neymar. Megjithatë në muajt e fundit, kishte një sinjal pozitiv për karrierën e tij. Për herë të parë që nga 2022, Neymar kishte luajtur për plot 9 ndeshje radhazi pa u dëmtuar.
Dhe kjo quhej një arritje e madhe për rastin e Neymar, i cili nuk e bëri dot ndeshjen e 10 pasi ka pësuar një tjetër dëmtim në kofshën e majtë dhe do të ngeli jashtë për 4-12 javë. Futbolli ka një ligj të shkruar teksa ata që nuk impenjohen maksimalisht, ndëshkohen në mënyrën më të rëndë. Neymar, dikur te PSG, shpesh tallej me futbollin dhe tifozët duke lënë ndeshjet, duke u ndëshkuar me karton të kuq, për të përfunduar në festat e cmendura të Brazilit. Tani Neymar kërkon me çdo kusht që të rikthehet të luajë futboll, por është futbolli që nuk e pranon më. /Sport Ekspres/