“Kur të tërhiqem nga futbolli, do t’i them njerëzve se kam drejtuar Toni Kros”! Zidan: Atë që tjerët e bëjnë me 40 pasime, atij i mjafton vetëm 1

Toni Kroos ka zgjedhur që ta mbyll me futbollin e luajtur. Mesfushori gjerman do të luajë edhe në Europian dhe më pas do të var këpucët në gozhdë. Ndërkohë trajneri i njohur, Zidan, ka pasur fjalët më të mira për Kroos.

“Kur unë të tërhiqem nga futbolli, do t’i them njerëzve se kam drejtuar Toni Kroos. Është një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave në pozicionin e tij. Atë që të tjerët e bënin me 40 pasime për të arritur te porta kundërshtare, Kroos e bënte me një passim”, tha Zidane. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/