Shqipëria ka barazuar sot me Moldavinë në shifrat 1-1 dhe pret zyrtarisht biletën për në Euro 2024. Kuqezinjtë kanë siguruar matenatikisht kualifikimin dhe kanë nisur festën në kryeqytetin moldav. Pas vërshëllimës përfundimtare të takimit, protagonistët e këtij suksesi kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Kuq e Zi” në “Supersport”.
Ramadani: “Kjo bluzë e ka pasur luf.tëtarin që ka lu.ftuar. Jam i lumtuar që në fund u kualifikuam. Kurrë në karrierë përpara ndeshjes nuk jam ndjerë nervoz si sot. Kurrë në karrierë nuk jam ndjerë kështu pas ndeshjes. Kemi një harmoni të madhe në grup. E kam shijuar çdo ndeshje të Kombëtares, por këtë më tepër. Kam bërë krenar të gjtihë shqiptarët, familjen time dhe vajzën time që po na ndjek tani”.
Silvinjo: “Vërtetë e bukur. Jam krenar që jam trajner i Kombëtares së Shqipërisë dhe të ndjej këtë përkrahje të mrekullueshme. Kur flihet për Silvinjon, është edhe Zabaleta, Doriva, Bulku, Bozhiqi, të gjithë. Por është e vërtetë që punohet mirë nga të gjithë. Ka një pasion për futbollin në punën që ne bëjmë dhe kjo ndihet. Kemi bërë një punë të mirë dhe kemi marrë rezultate të mira. Futbolli jo gjithmonë të jep atë që meriton të marrësh. Edhe ne do të donim që disa gjëra të zgjidheshin ndryshe, por po luanim të dy për gjithçka. Ata nuk kanë humbur asnjë ndeshje në këto kualifikuese, sidomos në shtëpi, përveç asaj ndeshje që humbi ndaj nesh.
A mund të ketë afrime të tjera në të ardhmen, ndoshta edhe Broja? Gjtihmonë. Grupi është shumë i mirë dhe ka bërë të pabesueshmen. Por dyert e skuadrës janë gjithmonë të hapura. Gjimshiti e meriton këtë Europian. E kam studiuar Shqipërinë dhe e di çfarë ndodhi me Gjimshitin. Ai e meriton, është një shembull për të gjtihë ne.”.
Duka: “Ishte fundi i një cikli mjaft të bukur. Dua t’i falenderoj të gjithë çunat që ishin në fushë, Silvinjon dhe stafin. Kemi edhe një ndeshje. Duhet të luajmë shumë mirë atë, që pse jo të jemi në vend të parë. Jam i sigurt që të gjithë po festojnë. Dikush me lot, dikush me gëzim, dikush me brohorima, të gjithë po festojnë. Europiani është i vështirë, atje ka më shumë kualitet”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/