“Kurrë nuk e pason topin kot”, vlerësimi i paraqitjes së Asllanit ndaj Chelsea-t: Nuk dorëzohet përballë kundërshtarëve të nivelit të lartë

Interi ka zhvilluar sot miqësoren e fundit përpara fillimit të sezonit të ri. Zikaltrit janë përballur me Chelsea-n në “Stamford Bridge”, ku kanë barazuar me rezultatin 1-1. Titullar në këtë miqësore ishte edhe Kristjan Asllani, i cili luajti për 58 minuta. Në vlerësimet e lojtarëve, “L’Interista”, sipas asaj që citon “Tuttomercatoweb”-i, i ja vendosur mesfushorit shqiptar notën 6.

“Një pasdite jo e lehtë. Gjithsesi Kristjani nuk bën pas në përpjekjet për t’u përballur me kundërshtarë të nivelit të lartë, ashtu siç bëri në Kampionatin e fundit Europian. Ai kurrë nuk e hedh topin tutje, edhe nëse ka vështirësi në vertikalizim dhe në përshpejtimin e manovrës”, ka shkruar “L’Interista”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/