Kursi i trajnerit për licencën UEFA C për zonën e Elbasanit nis më 23 shtator, FSHF hap regjistrimet

Federata e Futbollit në bashkëpunim e UEFA do të zhvillojë kursin e radhës të licencës UEFA C për zonën e Elbasanit, që nis më 23 shtator.

Kursi do të jetë i shtrirë në 3 muaj dhe do të zgjasë deri më 20 nëntor, ku të gjithë studentët nga Elbasani, Rrogozhina, Librazhi, Peqini, Gramshi dhe Cërriku mund të regjistrohen.

Pjesë e kursit UEFA C mund të bëhen ish-futbollistë, mësues të edukimit fizik, por edhe persona që janë të apasionuar pas futbollit dhe duan të zhvillojnë karrierën e tyre në këtë fushë.

Për t’u regjistruar në kursin UEFA C duhet të përmbushni kriteret e mëposhtme:

  1. a) Të jeni të paktën 20 vjeç në momentin e aplikimit
  2. b) Të keni përfunduar shkollën e mesme
  3. c) Të paraqisni një përshkrim të aktivitetit që ushtroni aktualisht
  4. d) Numër kontakti
  5. e) Fotokopje e ID-së ose pasaportës

Afati i fundit për aplikim është data 22 gusht 2025 dhe aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të pranohen.

Dorëzimi i aplikimit mund të bëhet nëpërmjet adresës së email-it [email protected], ose të paraqiteni pranë zyrave të SHRFE.